Ajo që nisi si një shtrëngim duarsh dhe një flirtim, përfundoi në një histori seksi që tronditi Zyrën Ovale në SHBA.
Presidenti amerikan Bill Clinton e takoi Monica Lewinsky-n në vitin 1997 dhe një seri me foto tregon se sa të afërt ishin ata në atë kohë.
Detajet e aferës së tyre janë publikuar në një libër të ish-oficerit të Shërbimit Sekret, Gary Byrne, shkruan mapo.al.
Në librin me titullin “Kriza e karakterit” thuhet se afera seksuale u kthye edhe në një kërcënim për sigurinë kombëtare në SHBA, pasi telefonatat e seksit mes 22-vjeçares dhe 51-vjeçarit u përgjuan nga Britania, Izraeli dhe Rusia.
Madje ato u përdorën nga Izraeli në një përpjekje për shantazh, duke i kërkuar Clinton që të lironte një amerikan që spiunonte për Izraelin.
Lewinsky nisi punë për t’iu përgjigjur telefonatave në Shtëpinë e Bardhë.
Fjala u përhap shpejt se presidenti ia kishte vënë syrin – ai i kishte fiksim femrat e kolme.
Ajo shpesh luante lojën “unë e spiunoj presidentin”.
“Ne shpesh pyesnim veten se si e bën punën ai dhe talleshim se më mirë do ishte sikur ai të drejtonte një bordello sesa Shtëpinë e Bardhë,” shkruan Byrne.
E kapur nga Shërbimi Sekret, ajo gjithmonë justifikohej: “Jam këtu për të përdorur banjon, më thanë të dërgoja diçka, jam këtu për të parë një mik”.
Shërbimi Sekret u kujdes që Lewinsky të transferohej në Pentagon, ku ajo u takua me Linda Tripp, të cilës i rrëfente historitë e seksit me Clinton.
Ajo i thoshte se kur bënin seks në telefon, Clinton nuk e pyeste kurrë se çfarë mbante veshur ajo, por gjithmonë përshkruante se çfarë kishte veshur ai derisa vinte në orgazëm.
Lewinsky i përshkruante “aktet” që i bënte presidentit, teksa ai fliste në telefon me ambasadorë dhe zyrtarë të lartë.
Në mars të vitit 1997, Clinton e thirri Lewinsky-n në zyrën e tij ovale dhe i rrëfeu se ky do ishte takimi i tyre i fundit seksual – seksi i tyre i fundit oral.
Ai ishte rrëzuar nga shkallët dhe lëvizte me vështirësi.
Ai i tha po ashtu se kishte frikë se telefonatat e tyre të seksit ishin përgjuar.
“Nëse dikush të thotë gjë për telefonatat që të kam bërë, thuaj se po talleshim”, i tha Clinton.