Site icon Telegrafi

Telefonata “urgjente” e Presidentit – fotografia që u bë sensacion në internet (Foto)

Presidenti Ugandës, gjegjësisht një fotografi e tij është bërë hit në internet, pasi është fotografuar duke bërë një telefonatë në një karrige në një anë të rrugës.

Lexo po ashtu Motoçiklisti vdes gjatë aksidentit, fotografohet “shpirti” duke i dalë nga trupi (Foto)

Imazhi i Presidentit Yoweri Museveni, i cili ka qenë në pushtet për 30 vjet, është shpërndarë dhe komentuar me të madhe atje, sidomos rreth asaj se çfarë telefonatë e rëndësishme ka mundur ajo, përcjell Telegrafi.

Ai ishte në fshatin Kyeirumba në rrethin Isingiro prej nga po kthehej nga festimet e Ditës Botërore të Popullsisë, kur ai u ndal për të bërë “telefonatën urgjente”.

Lexo po ashtu “Humori hallall”, humoristi që i bënë hoxhallarët të qeshin (Video)

Museveni, i cili ishte i përfshirë në kryengritjet që rrëzuan diktatorin Idi Amin dhe ish kreun Milton Obote, gjithashtu mori kohë për të folur me banorët lokalë.

Një teori ishte se ai ishte duke bërë një thirrje në përpjekje për të ndaluar lirimin nga burgu të liderit të opozitës Kizza Besigye.

Besigye u lirua me kusht të martën pasi kishte kaluar dy muaj në burg me akuzën për tradhti.

Pas kësaj fotografi, banorë sidomos të këtij vendi kanë imituar gjestin e presidentit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version