Cristiano Ronaldo ishte pranë bashkimit me Manchester City verën e fundit, por Sir Alex Ferguson thuhet se arriti të bindë yllin portugez të refuzojë ofertën e tyre dhe t’i bashkohet me Manchester Unitedin.
Portugezi fitoi një titull të Ligës së Kampionëve me Djajtë e Kuq nën urdhrat e Fergusonit përpara se të largohej nga Liga Premier për t’iu bashkuar Real Madridit në vitin 2009.
Pasi kaloi nëntë vjet te Los Blancos, ai iu bashkua Juventusit ku nuk arriti t’i çonte ata drejt një trofeu të Ligës së Kampionëve, por fitoi vetëm titullin në Serie A.
Ronaldo i kërkoi Zonjës së Vjetër që ta lejonte të provonte fatin e tij diku tjetër verën e fundit dhe City ishte klubi më i interesuar dhe i afërt për ta transferuar.
Megjithatë, sipas mediumit Daily Star, megjithëse City dukej se ishte favorit për nënshkrimin e tij, ishte një telefonatë 20 sekondash nga Ferguson që e bindi Ronaldon të kthehej në Old Trafford.
EXCLUSIVE Sir Alex Ferguson's cryptic phone call convinced Cristiano Ronaldo to return to Man Utd | @CrossyDailyStarhttps://t.co/qRvLxTtPg7 pic.twitter.com/TJPg4oMKjD
— Daily Star Sport (@DailyStar_Sport) November 4, 2021
Siç raporton gazeta britanike, ish-trajneri i Unitedit i tha Ronaldos që të mos bashkohej me Cityn përpara se ta mbyllte telefonin, me sulmuesin portugez që iu bashkua Djajve të Kuq disa ditë më vonë.
Ndryshe, Unitedi do të përballet me skuadrën e Pep Guardiolës në derbin e qytetit, i cili do të zhvillohet në Old Trafford të shtunën në orën 13:30.
Ronaldo do të përballet me skuadrën që mund t’i bashkohej verën e fundit nëse nuk do të ishte mesazhi i koduar i Fergusonit në bisedën e shkurtër mes të dyve. /Telegrafi/