Presidenti rus, Vladimir Putin i ka telefonuar Presidentin të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku i përcolli gatishmërinë e tij për një dialog të partneritetit të përbashkët.
Udhëheqësi rus shprehu gatishmërinë e tij për marrëdhënie partneriteti me administratën e re të Shtëpisë së Bardhëm siç thotë “në parimet e barazisë, respektit reciprok dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme”.
Putin edhe një herë uroi për fitore republikanin në zgjedhjet dhe i uroi atij suksese në zbatimin e programit parazgjedhor.
Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e presidentit Putin, thuhet se Putin dhe Tramp u pajtuan se marrëdhëniet ruso-amerikane janë në një situatë shumë të pakënaqshme, transmeton KosovaPress.
“Të dy udhëheqësit ranë dakord se është e nevojshme për të bërë një përpjekje të përbashkët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit, dhe në këtë drejtim u diskutua për zgjidhjen e krizës në Siri”, njoftoi Kremlini.
Putin dhe Trump kanë rënë dakord që të vazhdojnë kontaktet e tyre telefonike, me mundësinë e një takimi të përbashkët.