Site icon Telegrafi

Telefonata e fundit e çiftit që humbi jetën në kullën Grenfell në Londër: Faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për mua (Foto)

Bisedat telefonike të një çifti të ri italian që kishin mbetur të ngujuar brenda kullës Grenfell, e cila u përfshi nga zjarri ku si rezultat edhe humbën jetën, kanë përlotur gjithë botën.

Ata në momentet e fundit të jetës u kishin telefonuar familjarëve në Itali, derisa po qëndronin të ngujuar në apartamentin e tyre në katin e 23-të të kullës 27 katëshe, transmeton Telegrafi.

Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi që të dy 27-vjeç që së fundmi u fejuan dhe jetonin në Londër, kishin kaluar momentet e fundit të jetës duke u treguar prindërve se sa shumë i duan, transmeton Telegrafi.

Në telefonatën e bërë, Gloria i kishte thënë nënës së saj: “Faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për mua”.

Ndërsa Marco i cili mundohej ta mundte frikën derisa bisedonte me familjarët e tij, edhe pse i vetëdijshëm që flaka po i afrohej nga çasti në çast, i kishte thënë babait të tij se nuk duket diçka serioze.

Tre muaj më parë dyshja ishin zhvendosur nga Venediku në Londër, ku edhe po jetonin në katin e 23-të të kullës, ndërsa Gloria kishte planifikuar që një ditë pasi që kulla u përfshi nga zjarri të kthehej në vendlindje për të vizituar të afërmit.

Ndërkaq, babai i Marcos, Giannino i kishte telefonuar të birit në momentin që e kishte parë në lajme se një ndërtesë ishte përfshirë nga flaka.

Historia e tyre ka prekur zemrat e njerëzve dhe është kthyer ndër më të lexuarat në rrjet. Dy të rinjtë, që punonin si arkitektë në Londër, vdiqën në krahët e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version