Telegrafi

Telefonata e fundit e Adelës: Nuk marr dot frymë

Para se të ndërronte jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gazetarja Adelajda Xhamani i ka telefonuar një prej shoqeve të saj.

https://youtu.be/PexVHHLSALY?t=8

Bukuroshja 31-vjeçare i ka kërkuar ndihmë mikeshës pasi kishte bllokim të frymëmarrjes.

Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i gazetares Adelajda Xhamani përpara se të ndërronte jetë.

Ka qenë pikërisht shoqja e cila ka njoftuar urgjencën qe ka mbërritur në banesën e ish-banores së “Big Brother” në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në rrugën e “Thesarit”, pranë Freskut në Tiranë, shkruan Syri.net.

Adelajda Xhamani është transportuar me ambulancë drejt QSUT-së, por sipas informacioneve paraprake gazetarja ka mbërritur atje pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, Adelajda nuk ka mundur të shpëtojë.

Lexo po ashtu Yjet shqiptare kujtojnë Adelën, Vesa Luma kishte planifikuar të shijojë kafen me ish-banoren e Big Brother Albania (Foto)

Ndërkohë, bashkë me ambulancën në shtëpinë e Adelaidës kishte mbërritur dhe shoqja dhe prindërit e gazetares.

Sipas kontrolleve të para mjeko-ligjore shkak për vdekjen e gazetares dyshohet të kenë qenë arsye natyrore, ndërsa policia bën të ditur se Adelajda vuante nga epilepsia.

Lexo po ashtu Vdekja e papritur, shikoni intervistën e fundit të Adelës (Video)

Adela madje kishte bërë edhe plane edhe për ditën e sotme. Kishte lënë të dilte në darkë me mikeshat e saj për një gotë verë.