Telegrafi

Telefonata 10 minutëshe që e shkarkoi Tuchelin

Foto: Photoshop/Telegrafi.com

Krerët e Chelseat vendosën sot që të shkarkojnë trajnerin Thomas Tuchel, vetëm pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Ligën Premier .

Tani po qarkullojnë spekulime të shumta për arsyen që qëndron prapa këtij shkarkimi, ku nga shumë media thuhet se nuk është shkaku i humbjes së mbrëmshme kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve,.

Besohet se që nga fillimi i kësaj vere janë rritur tensionet mes Tuchelit dhe pronarëve të rinj të kryesuar nga Todd Boehly, ndërsa nuk ka pasur atmosferë të mirë edhe në zhveshtore mes lojtarëve dhe trajnerit gjerman.

Lexo po ashtu Si shpërtheu skandali brenda zhveshtores së Chelseat, me lojtarët që ishin të shokuar nga Tuchel

Siç raportohet nga “Sun Sport”, pronari i “Bluve”, Boehly e shkarkoi Thomas Tuchelin në një telefonatë 10 minutëshe, pasi që e kishte thirrur atë në një konferencë telefonike me krerët e Chelseat.

Tuchel thuhet se kishte kërkuar më shumë kohë nga Boehly për t’iu rikthyer rezultateve pozitive, por trajnerit gjerman i është thënë se atij i ka skaduar koha, përcjell KosovaPress.

Tuchel kishte mbetur i habitur derisa e pranonte lajmin që iu kumtua.