Telefonat inteligjentë Samsung mund të preken nga një problem i fryrjes së baterisë në një shkallë disproporcinale të lartë, sipas YouTuber-it të njohur, Mrwhosetheboss (Arun Rupesh Maini).
Ndërkohë, edhe përdorues të tjerë kanë dalë me pretendime të ngjashme në lidhje me pajisjet e tyre Samsung, duke ngritur pyetje serioze në lidhje me teknologjinë e baterive të konglomeratit të Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.
Vite më parë, Samsung tërhoqi disa pajisje Galaxy Note 7 të prirur ndaj zjarrit për shkak të një problemi tjetër që lidhej me baterinë e celularit.
YouTuberi Mrwhosetheboss – i njohur gjithashtu si Arun Maini – pretendon se telefonat e tij sikurse Galaxy Note 8, Galaxy S6, Galaxy S8, Galaxy S10, Galaxy S10e, Galaxy S10 5G dhe Galaxy Z Fold 2 relativisht më i ri, janë prekur nga një problem i baterisë që po shkakton që kutia e baterisë të fryhet derisa bën që kapakët e pasmë të telefonave inteligjentë të hapen.
YouTuber-i gjithashtu vazhdon të argumentojë se çështja mund të kufizohet në telefonat Samsung pasi ai ruan të gjithë telefonat e markave të ndryshme në të njëjtat kushte atmosferike dhe temperaturash, të cilat nuk kanë pasur një fat të ngjashëm.
Megjithatë, ai vë në dukje se vala e të nxehtit që goditi së fundmi Britaninë e Madhe, ku banon YouTuberi, mund të kishte rritur temperaturën atmosferike në dhomën e magazinimit të përdorur për strehimin e njësive të rishikimit, gjë që nga ana tjetër mund të ketë çuar në fryrjen e baterive të litiumit në këta smartfonë.
Samsung u përgjigj duke nisur një hetim për çështjen që kompania i dërgoi telefonat e prekur në Laboratorin e tyre Euro QA, më 1 gusht, sipas YouTuberit. Megjithatë, firma nuk i ka dhënë YouTuber-it një shpjegim, raport për këtë çështje për më shumë se 50 ditë, pretendon ai. /Telegrafi/