Telegrafi

Telefonat e zgjuar mund të përdoren për të diagnostikuar sëmundjet mendore

Studimi i botuar nga Universiteti i Mjeksisë Fraiberg në Chicago, tregon se si janë përdorur telefonat e zgjuar, për të zbuluar të prekurit nga depresioni, transmeton Telegrafi.

Sipas studiuesve, të gjithë ata që kanë pasur të dhëna negative në historinë e telefonit të tyre, kanë pasur çrregullime mendore, të niveleve të ndryshme.

“Kur njerëzit janë në depresion, nuk kanë forcë të shëtisin apo të bëjnë diçka të mirë” thuhet në konstatim.

“Për rrjedhojë, ata qëndrojnë në telefonat e tyre dhe shikojnë gjëra në të cilat e gjejnë vetën” shkruhet po ashtu lidhur me këtë studim.

Me anë të kësaj forme, pritet që në të ardhmen të shikohen të prekurit me probleme psikike, pa pasur nevojë për të ju bërë pyetje. /Telegrafi/