Telegrafi

Telefonat e Samsung “të prekshëm” ndaj hakerëve!

Problemi nuk duket të jetë me sistemin operativ Android, por me versionet e çipit 4410 dhe 4412 të Exynos të cilat Samsung i vë në shumë nga modelet e pajijseve të saja mobile.

Samsung gjithashtu i promovon këta çipa nën emrat, si: Exynos 4 Dual 45nm dhe Exynos 4 Quad.

Sipas raporteve të ndryshme online, telefonat e mençur të Samsung të prekur nga kjo dobësi apo sulme potenciale nga hakerët, përfshijnë disa versione si Galaxy Note, shumicën apo të gjitha versionet e Samsung Galaxy Note II, versionet "ndërkombëtare" Samsung Galaxy SII dhe SIII, dhe disa modele të Meizu MX, model i telefonit i bërë nga një kompani kineze. / Telegrafi /