Telegrafi

Telefonat e rrisin profitin e Samsung

Tërë suksesi i kompanisë kryesisht mund t’i atribuohet njësisë së saj të pajisjeve mobile, përkatësisht linjës Galaxy, e cila në disa raste është dobësuar për shkak të kontesteve gjyqësore me kompaninë Apple, raporton WSJ.  

Samsung është kompania e parë e teknologjisë globale e cila pret që udhëzimet për të ardhurat e këtij tremujori, të arrijnë fitimin e saj neto aq shumë sa 3.5 miliardë dollarë amerikan.

Krahasuar me tre-mujorin e kaluar, shitjet e Samsung janë rritur për 12 për qind, dhe kjo gjë demonstron se si pajisjet e Samsung të cilat bazohen në sistemin operativ të Google, Android, ndërsa kompania koreane po shndërrohet në një sfidues serioz për iPhone të Apple.

Në tre-mujorin e dytë të vitit, Samsung pati shitur vetëm 1 milion telefona më pak sesa Apple, dhe tani pritet që kjo kompani ta tejkalojë rivalin e saj Apple, për nga shitja e telefonave mobil, në mbarë botën. / Telegrafi /