Telegrafi

Telefonat e mençur dëmtojnë industrinë e lojërave

Krijimi i lojërave me buxhet të vogël për ‘telefonat e mençur’ ka sjellë deri te ndryshimet e mëdha në mënyrën se i përjetojnë njerëzit lojërat.

Iwata para së gjithash është i shqetësuar për lojërat për telefonat e mençur me kualitet të ulët, si dhe se për shkak të çmimeve më të ulëta nuk ia vlen që programuesit e lojërave kualitative të punojnë në këtë drejtim.

Ai pohon se kompanitë, sikur Nintendo, që prodhon edhe softuerë edhe harduerë për lojëra, janë mbështetësit më të mirë të programuesve kualitativë në raport me prodhuesit e telefonave.

Lojërat për telefona të mençur kushtojnë deri në pesë dollarë, derisa për Nintendo nga 29.99 deri në 34.99 dollarë. /Telegrafi/