Telegrafi

Telefonat e lirë të Android One lansohen edhe në Afrikë

Google tani e ka prezantuar programin e saj të telefonave të linjës Android One edhe për vendet në Afrikë, pas fillimit të këtij programi fillimisht në Indi në shtatorin e kaluar dhe lansimeve pasuese në 10 tregjet e tjera në zhvillim, duke përfshirë Pakistanin, Indonezinë, Turqinë dhe Filipinet.

Android One, përkatësisht modeli që është në dispozicion në Afrikë, është bërë nga Infinix nga Hong Kongu, dhe telefoni quhet Hot 2, dhe është tani në dispozicion në Nigeri në shitoret e zgjedhura me pakicë si dhe online me një çmim të shitjes me pakicë që arrin në vetëm 88 dollarë. Është gjithashtu në dispozicion në internet nga Jumia në Egjipt, Gana, Bregu i Fildishtë, Kenia, dhe Marok.

Popullsia e kombinuar e gjashtë vendeve afrikane përbën 379 milionë njerëz. Google ka në shënjestër Android One me prodhuesit e pajisjeve origjinale që bëjnë telefona për tregjet në zhvillim. Për të arritur qëllimin e saj për të sjellë Android tek pesë miliardë njerëzve, Google ka nevojë për të arritur tek vendet e botës që cilësohen si në zhvillim.

Me Android One, Google e kontrollon zhvillimin, projektimin, dhe marketingun e pajisjeve, duke lënë ndërtimin e telefonave tek prodhuesit partnerë. (Telegrafi)