Site icon Telegrafi

Telefonat e humbin vlerën e tyre më shpejt se sa veturat!

Sipas një hulumtimi të fundit, telefonat mobil humbin rreth 65 për qind të vlerës së tyre një muaj pasi janë lansuar në treg.

Ndërkohë që veturat humbin 20 për qind të vlerës pas një viti përdorimi, telefonat humbin vlerën e tyre brenda disa muajve, thuhet në musicMagpie.co.uk.

Telefonat Android kanë më shumë rënie në vlerë se iPhone me përjashtim të iPhone 5 që ka pësuar rënie prej 66 për qind pas 8 muajve.

Në Android, HTC One ka humbur 65 për qind të vlerës pas një muaj lansimi kurse Galaxy S5 ka humbur vlerën e tij brenda dy muajve në treg.

Exit mobile version