Telegrafi

Telefonat e Blackberry vazhdojnë të mbesin të sigurtë

Mirëpo këtyre akuzave për lëshime të sigurisë në telefonat e saj i është kundërpërgjigjur menjëherë kompania BlackBerry e cila ka thënë se telefonat e saj janë të sigurtë sikurse gjithëherë tjetër, dhe se nuk ka pasur lëshime të sigurisë në sistemin e saj.
“Edhe nëse ka pasur ndonjë qasje në emailat e ndonjë përdoruesi, kjo asnjëherë nuk ka ndodhur për shkak të faktorëve që lidhen me kompaninë tonë” ka shkruar kompania në deklaratën e saj zyrtare.

Sipas kompanisë, nëse një përdorues i përfill rregullat e dhëna në pajisje, atëherë nuk mund të ndodhë asnjë lëshim sigurie, sepse BlackBerry nuk i ruan, dhe me këtë nuk mund t’i shpërndajë të dhënat e përdoruesve me asnjë institucion. (Telegrafi)