Telegrafi

Telefona x86 nga Motorola dhe Lenovo

Kështu ai së bashku me zëvendës presidentin e Lenovos, Liu Jun, prezantoi modelin K800, i cili do të paraqitet gjatë çerekut të dytë të vitit. Drejtori ekzekutiv i Motorolas, Sanjay Jha, gjithashtu u paraqit në konferencë dhe paralajmëroi një marrëveshje disavjeçare me Intel për më shumë pajisje të bazuar në Atom gjatë verës së këtij viti.

Derisa Motorola mbajti mister marrëveshjen, Liu Jun tha se Lenovo K800 do të ketë ekranin 4.5-inçësh me rezolucion 720p me multitouch, ndërsa ai do të përkrah Wi-Di (WirelessHD), teknologji kjo për bartjen pa tela të videosinjalit HD. Procesori është Intel Atom Z2460 njëbërthamësh me dy thread të cilët punojnë në 1.6 GHz.

Për sa i përket qëndrueshmërisë së baterisë, nuk dimë nëse informata janë transmetuar saktë (për shkak se Intel kishte probleme me zvogëlimin e shpenzimit të energjisë me procesorët prototip), por gjithsesi do ti përmendim ato – sipas pohimeve bëhet fjalë për 45 orë muzikë, 6 orë reproduktim të videos, 8 orë bisedë, 14 ditë në gatishmëri. Një burim transmeton se nuk kanë zbuluar se cili sistem operativ do të përdoret, derisa disa të tjerë thonë se është cekur Android 4.0, që edhe është e pritur, duke pasur parasysh se dizajni referent i Intelit është i bazuar në Android. /Telegrafi/