Site icon Telegrafi

Telefon i mençur për dorështrënguarit: Realme 9 Pro dhe 9 Pro+ vjen me çmime të lira

Realme ka prezantuar dy telefona të rinj në segmentin e mesëm të tregut – Realme 9 Pro dhe Realme 9 Pro+.

Realme 9 Pro përdor një çip Qualcomm Snapdragon 695, së bashku me 6 GB ose 8 GB RAM, si dhe 128 GB hapësirë ruajtëse.

Ekrani i pajisjes është një IPS LCD 6,6 inç, me shpejtësi rifreskimi 120 Hz. Në fushën e softuerit, telefoni përdor Realme UI 3.0, bazuar në Android 12.

Në anën e pasme ka një kamerë kryesore 64MP, sensor ultra të gjerë 8MP dhe makro 2MP, ndërsa në pjesën e përparme ka një kamerë selfie 16MP.

Realme 9 Pro mundësohet nga një bateri 5000mAh me mbështetje për mbushës të shpejtë 33W.

Çmimet e telefonit ndryshojnë nga rreth 240 dollarë për modelin 6 GB/128 GB dhe rreth 280 dollarë për variantin 8 GB/128 GB.

Kur bëhet fjalë për Realme 9 Pro+, ai vjen me çipin MediaTek Dimensity 920. Telefoni ka të njëjtat opsione memorie dhe ruajtjeje si modeli Pro, me shtimin e një versioni me 256 GB hapësirë ruajtëse.

https://twitter.com/realmeIndia/status/1493880330628964356

Realme 9 Pro+ gjithashtu merr një përmirësim në domenin e ekranit, kështu që ekziston një AMOLED 6,43 inç me rezolucion FullHD+ dhe ritëm rifreskimi 90 Hz. Një sensor gjurmë gishtash ndodhet poshtë ekranit.

Në segmentin e kamerës, ka sensorin kryesor 50MP Sony IMX766, 8MP ultra të gjerë dhe 2MP makro. Një kamerë e përparme 16 MP përdoret për selfie.

Bateria ka një kapacitet prej 4500 mAh, me mbështetje për mbushje të shpejtë 60 W ndërsa mbushësi e ngarkon plotësisht baterinë në 45 minuta.

Kur bëhet fjalë për çmimin, Realme 9 Pro + është në dispozicion për rreth 335 dollarë (6 GB / 128 GB), rreth 360 dollarë (8 GB / 128 GB) dhe rreth 385 dollarë (8 GB / 256 GB). /Telegrafi/

Exit mobile version