Telegrafi

Telefon i zgjuar dedikuar për të vjetrit

Me menynë që nuk lë hapësirë për të ngatërruar opsionet, ky telefon është shumë i lehtë që të përdoret edhe nga ata që kanë shikim të dobësuar.

Amplicomms Power Tel M90000 është shumë i mirë edhe për ata që nuk dëgjojnë mirë, sepse ka zile me zë të lartë, kurse zëri dëgjohet më shumë se zakonisht.

Emrat në listën e numrave, me anë të një klikimi mund të thuhen me zë, nëse shfrytëzuesi nuk mundet ti lexoj.

Në pjesën e pasme të telefonit, është një buton i madh, i cili nëse preket, menjëherë shkon sinjali për ndihmë të shpejtë.

Ky telefon që është krijuar për të vjetrit, mund të blihet kur të dal në shitje për 190 dollarë./Telegrafi/