Telegrafi

Telecom Italia shkurton edhe 4.000 vende pune

Lajmi është bërë i dituar nga zyrtar të kompanisë të cilat kanë deklaruar se shkurtimet do të përqendrohen në Itali dhe Brazil.

Në mënyrë që të tejkalohet situata e rënd ekonomike kompania do të shkurtoj edhe 4 mijë vende pune deri në vitin 2011 numër ky i cili i shtohet edhe 5 mijë personave të larguar gjatë muajit qershor”, ka deklaruar Franco Bernabe zyrtar në kompani.

Ai po ashtu ka thënë se shifra e paralajmëruar bënë stafi i kompanisë të shkurtohet për 14 për qind.

“Nga 64 mijë të punësuar që kishim numri I tyre do të arrijë në 55 mijë”.

Bernabe po ashtu ka paralajmëruar se dyfish reduktime do të ketë edhe tek menaxherët. /Telegrafi/