Pas stërvitjeve që i zhvilloi me skuadrën të martën, ‘Teleboysat’ e konfirmuan tashmë ish basketbollistin e Bashkimit, i cili pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, njofton Express.
Karanezi, i cili luan në pozitën 2, shihet si njëri prej të rinjve më premtues të basketbollit kosovar.
Para tij, skuadra prishtinase kishte transferuar edhe basketbollistët shqiptarë: Samir Zeneli e Eris Nushi, si dhe ata të huaj: Marius Kasevilicius e Brian Hamilton.
Siç njoftojnë udhëheqësit e klubit, brenda disa ditësh do të konfirmohet edhe një lojtar fundor, ndërsa është i mundshëm edhe rikthimi i Ersan Ozseven. /Telegrafi/