Site icon Telegrafi

Teleboysat ia kthejnë Trepçës

Ndeshja u zhvillua në Palestrën “TOTA” të Vushtrrisë, ku mitrovicasit po i zhvillojnë ndeshjet e tyre në mungesë të palestrës së tyre që ende është duke u rinovuar.

Rezultati ka qenë në lëvizje gjatë tërë kohës, edhe pse u vërejt një dominim nga mysafirët. Ndeshja u vendos në çerekun e katërt ku Teleboysat u shkëputën në rezultat për të krijuar kështu një epërsi të lartë prej 18 pikëve, 72-90.

Për RTV 21 u dallua Kendrick Jones me 33 pikë dhe 12 kërcime, duke realizuar kështu double-double. Pikë dyshifrore arriti edhe turku Ersan Ozseven që shënoi 19 pikë dhe 10 kërcime. /Telegrafi/

Exit mobile version