Site icon Telegrafi

Teleboysat e mposhtin Kastriotin

Ekipi i udhëhequr nga Adin Adinovic ka qenë gjatë gjithë ndeshjes më i mirë se Kastrioti dhe nuk ka pasur asnjëherë problem për të thelluar epërsinë.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dalluan Brandon Jenkins dhe shqiptari Eris Nushi, të cilët shënuan nga 16 pikë, ndërsa i transferuari nga Trepça, talenti Samir Zekiqi ka arritur të shënojë 13 pikë.

Në anën tjetër te skuadra ferizajase asgjë nuk ka funksionuar dhe befasia e bërë ndaj Trepçës në xhiron e kaluar do t’iu kujtohet ende. Hekuran Binxhia dhe Bryce Cartwright, kanë qenë të vetmit që kanë shënuar pikë dyshifrore për Kastriotin, 12, respektivisht 10 pikë.

Me këtë fitore RTV 21 kalon në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit, menjëherë pas Sigal Prishtinës dhe Pejës, derisa Kastrioti përkundër humbjes mbetet në vendin e katërt të tabelës. /Borozani/Telegrafi/ 

Exit mobile version