Kjo ndeshje do të jetë interesante edhe për faktin se ekipin e 21-shit do ta drejtoj ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Arben Krasniqi.
Ky i fundit, i cili e ka bërë Sigal Prishtinës të pa konkurrencë në basketbollin kosovar viteve të fundit, të shtunën do të mundohet t’i shkaktoj ekipit bardh e kaltër humbjen e parë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:00 në Palestrën e Sporteve 1 tetori në Prishtinë. Kurse, tri ndeshje tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën. /Express/Telegrafi/
ETC Superliga – Xhiroja e shtatë
E shtune
RTV – 21 – Sigal Prishtina 20:00
E diele
Drita- Bashkimi 19:00
Trepça – Besa 16:00
Kastrioti – Peja 17:00