Site icon Telegrafi

Telat e rrjetit elektrik rrezikojnë jetën e banorëve të Pozharit (Video)

Problemi me telat e rrjetit elektrik ka bërë që banorët e fshatit Pozhar në komunën e Deçanit, tash e 17 vite ta kenë jetën e rrezikuar.

Telat, të cilët kanë tension të lartë, janë vetëm dy metra në lartësi nga toka, gjë e cila po i shqetëson tej mase fshatarët e Pozharit, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Banorët e shqetësuar kanë thënë se nëse KEDS-i nuk ndërmerr ndonjë hap në këtë drejtim, ata çështjen do ta ngritin në instanca më të larta.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Vikton Buzhala, ka thënë se ata janë në dijeni për problemin me të cilin ballafaqohen këta banorë.

Sipas tij, KEDS mendon më të mirën për konsumatorët dhe do të angazhohet për të bërë më të mirën për këtë fshat. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=dRDwo_21OeU

Exit mobile version