Një burrë i quajtur Tan dhe e dashura e tij morën me qira një apartament në Pekin dhe disa muaj më vonë shëndeti i tyre u përkeqësua.
Fillimisht ata filluan të kolliten dhe burri pretendon se i humbën flokët dhe u mbush me puçrra. Ai kuptoi se nuk e kishte paguar faturën e ujit për gjashtë muaj.
Tan ekzaminoi matësin e ujit dhe përcaktoi se diçka nuk shkonte. Domethënë, sado që ta zhbllokonte rubinetin, gjendja në njehsor nuk ndryshonte.
Pikërisht atëherë ai vendosi të thërriste hidraulikun, duke mos ditur se çfarë e priste.
Eksperti dyshohet se përcaktoi se kishte një tub shtesë, të cilin Tan nuk e kishte vënë re, që lidhte tualetin dhe tubat e ujit nga rubineti.
Couple horrified to discover they’ve been drinking toilet water for 6 months https://t.co/48rYGE3sbv pic.twitter.com/pfkMKREQjx
— New York Post (@nypost) November 30, 2023
Kjo do të thotë se qiramarrësit kanë përdorur ujë të tualetit për gjashtë muaj?! Dhe jo vetëm kaq, ata e përdornin për gatim dhe larje.
Hidrauliku e rregulloi problemin, por Tani kërkon kompensim monetar nga agjencia e qiradhënëse.
Nga ana tjetër, agjencia e paidentifikuar thekson se qiramarrësit kanë mundësinë të përdorin ujin e pijshëm ose ujin nga një pus aty pranë duke rregulluar valvulën. Por Tani dhe e dashura e tij pretendojnë se nuk e dinin këtë.
Agjencia shton se uji nga pusi ka kaluar testet e cilësisë në muajin mars, por ende është i destinuar për shpëlarjen e tualeteve dhe ujitjes së bimëve.
Negociatat për kompensimin e mundshëm janë duke vazhduar. /Telegrafi/