Site icon Telegrafi

Telashet e shumta të Institutit Mental në Shtime (Video)

Banorët e Institutit Special në Shtime shoqërohen me njëri – tjetrin, por përpos kësaj ata dëshirojnë edhe kujdes të shtuar, pasi të gjithë kanë shkathtësi të kufizuara mendore.

Shumë nga rezitendët kanë humbur kontaktin edhe me familjet e tyre e ka edhe nga ta që kur u sollën nga Serbia e u plaken në këtë Institut, nuk njohin asnjë vend tjetër për shtëpi të tyre.

Kjo gjë ka bërë që në mes të pacientëve dhe stafit të bëhet edhe familjarizimi i tyre, njofton Klan Kosova.

Krahasuar me të kaluarën menaxhmenti i ri ka përmirësuar kushtet e higjienës, por prapë nuk ka staf të mjaftueshëm për 59 personat që gjenden këtu.

Psikologu në këtë Institut vjen njëherë në javë, ndonëse nevojat për të në atë vend janë shumë më të mëdha.

Gjithashtu punët e shërbimit social, mbulohen vetëm nga një person.

Pacientët e këtij Institutit të nevojshëm kanë edhe shërbimin e fizioterapisë.

E përkundër ndryshimeve në brendinë e Institutit , mungesën e stafit e kanë vërejtur edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Që nuk kanë staf profesional të mjaftueshëm e pranon edhe drejtori i Insititutit të Shtimes , Xhemajl Dugolli.

E kjo punë duhet të rregullohet në një periudhë të shkurtër sipas tij, pasi deri më tash fokusi kryesor ishte mirëqenia e tyre.

Ndërkohë në Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale thonë që e mbajnë mend më keq këtë Institut kështu që përkundër mungesës së psikologëve, fizioterapeutëve, ekspertëve të fushës e punonjësve të shërbimit social këta thonë që gjithsej staf kanë 70 por këtu përfshijnë edhe punëtorët e lavanderisë, shoferët , punonjësit e kuzhinës e shërbimeve tjera teknike. /Klan Kosova/

Exit mobile version