Derisa rastet kur sportistët “vjedhin” vjetët për të luajtur më gjatë në kategori të reja janë gjithnjë të pranishme, Meritonit i kanë dalë telashe për shkak të moshës së re. 16-vjeçari vlerësohet ndër notarët më të mirë në vend. Ai për shkak të moshës së re nuk ka marrë pjesë në Lojërat Evropiane në Baku, ndonëse fillimisht ishte vendosur për të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë javën e kaluar në kampionatin evropian në pishinë 25 metra, që u mbajt në Netanya të Izraelit, Veliu u lejua të garonte në një disiplinë, për t’iu fshirë më pas rezultati.
Kjo ndodhi po për moshë të re, ndërsa ai nuk u lejua që të garonte në dy disiplina tjera për të cilat ishte paraqitur.