Marco Asensio nuk do të luajë kundër Malagës për shkak të lëndimit.
Real Madridi ka lëshuar një deklaratë zyrtare me raportin duke u bazuar në raportin mjekësor.
“Ai është diagnostikuar me një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë”, shkruan në njoftimin e klubit madrilen.
Sulmuesi anësor pritet t’i mungojë rreth dhjetë ditë skuadrës së drejtuar prej Zinedine Zidane.
Ai pritet të humbas edhe ndeshjes e Kupës së Mbretit kundër Fuenlabradas ndërsa nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës së ardhshme kundër Athletico Bilbaos.
“Marco është lënduar këtë mëngjes. Ne besojmë se do të humbas tri apo katër ditë”, tha Zidane, i cili nuk mund të llogarisë edhe në Gareth Balen.
Ndryshe, Asensio deri më tani ka pasur 35 paraqitje për Los Blancos duke shënuar shtatë gola. /Telegrafi/