Italia ende gumëzhinë rreth mos kualifikimit për në botërorin për kombëtaret.
Por, sot italianët do të jenë dëshmitarë të dy derbive, të cilët pritet të jenë spektakël i vërtetë.
Napoli para shikuesve të vetë do të mirëpres skuadrën e Milanit me fillim në ora 20:45.
Por, ende pa filluar ndeshja duket se trajneri Vincenzo Montella do të ketë telashe sa i përket formacionit.
Italiani nuk do ta ketë të gatshëm mesfushorin Hakan Calhanoglu për shkak të dëmtimi të marr me kombëtaren turke në humbjen 3-2 kundër Shqipërisë.
Në vendin e tij pritet të aktivizohet Ricardo Montolivo, së bashku me Franck Kessie e Antoni Locatellin që do të formojnë treshen e mesfushës.
Ndryshe, derbi tjetër është mes Romës dhe Lazios, i cili pritet të startojë në ora 18:00. /Telegrafi/