Site icon Telegrafi

Telashe për kryeministrin italian – një ditë pas emërimit, jep dorëheqje komisioneri kryesor i Shëndetësisë së Kalabrisë

Eugenio Gaudio tha të martën se po largohej si komisioner i shëndetësisë i Kalabrisë, një ditë pasi u emërua në këtë detyrë, duke përmendur arsye personale.

“Gruaja ime nuk dëshiron të zhvendoset në Catanzaro”, citohet të ketë thënë Gaudio, deri vonë dekani i Universitetit La Sapienza të Romës, La Repubblica-s, përcjell Telegrafi.

“Një punë si kjo duhet të trajtohet me përkushtim total dhe nuk kam ndërmend të shkaktoj një krizë familjare”.

Dhe siç shkruan ANSA, gjetja e personit të duhur për këtë punë është duke i shkaktuar “dhimbje koke” qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte.

Ndryshe, Giuseppe Zuccatelli tha të hënën se ai ka dhënë dorëheqjen si komisioner shëndetësor i Kalabrisë me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Zuccatelli u emërua në këtë post në fillim të këtij muaji pasi paraardhësi i tij, Saverio Cotticelli, dha dorëheqjen pas një interviste televizive në të cilën ai pranoi se nuk e dinte se ishte puna e tij për të përgatitur planin anti-COVID të rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version