Telegrafi

Tekstshkruesi i “Spice Girls” konfirmon lidhjen intime ndërmjet Mel B dhe Geri Halliwell

Mel B dhe Geri Halliwell (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Këngëtaret Geri Halliwell (tash Geri Horner) dhe Mel B kanë pasur lidhje lesbike në kohën kur “Spice Girls” ishte në kulmin e suksesit – kështu ka thënë tekstshkruesi i këngëve të tyre.

Që nga koha kur Melanie Brown deklaroi se ka pasur lidhje intime me kolegen e saj nga grupi i vajzave, ka pasur pohime dhe mohime të shumta lidhur me këtë çështje.

Spice Girls (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Komentin më të fundit e ka dhënë tekstshkruesi Eliot Kennedy, i cili ka bashkëpunuar me anëtaret e grupit “Spice Girls”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Spice Girls

“Ato e kishin atë marrëdhënien zjarr dhe akull. E kishin faktorin X, atë energji të pakapshme”, citon metro.co.uk fjalët e Kennedy.

Romanca ndërmjet Gerit dhe Mel B u vu në fokus në prag të turneut të ribashkimit të grupit të vajzave dhe derisa Melania ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale, kolegia e saj ka mohuar diçka të tillë. /Telegrafi/