Tekstshkruesi dhe muzikanti i njohur nga Kosova, Kreshnik Avdiu, e ka cilësuar të dobët përzgjedhjen e Ronela Hajatit për “Eurovision 2022”.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai thotë se është këngë e keqe e pa shije.
Tutje, Avdiu shton se e ka bërë të vjell si tekstualisht, si muzikalisht, si interpretim e po ashtu edhe si produksion.
Postimi i plotë i Avdiut (pa ndërhyrje):
“Çfarë niveli ka Eurovision-i, edhe ajo farë Ronela me atë këngën e keqe e pa shije, SEKRET, e fiton atë festival koti!
Nëse një këngë m’ka ba me vjellë, si tekstualisht, si muzikalisht, si interpretim dhe si produksion është kjo këngë koti! Kurrë diçka më të shpifur nuk kam rastisur të dëgjoj! “Këngë” komplet palidhje, pa strukturë, sikur me ba hajgare, sikur me dasht me i thanë botës që ne shqiptarët jemi të ulët deri KËTU!
Çfarë Shqipërie, a?”. /Telegrafi/