Tekstilet lino datojnë në kohë para mijëra vjetësh. Mumiet egjiptiane, për shembull, mbështilleshin në lino sepse kjo shihej si simbol i dritës, pastërtisë dhe si një shfaqje e pasurisë.
Shumë thithëse dhe përçues i mirë i nxehtësisë, pëlhura prej linoje ndjehet e freskët në prekje dhe e heq shpejt djersitjen nga lëkura. Po ashtu ajo nuk ngjitet në lëkurë dhe kur lëkundet ajo thahet dhe freskohet si rrjedhim lëkura preket vazhdimisht nga një sipërfaqe e freskët.
Megjithatë, linoja ka elasticitet të dobët dhe nuk shkon shpejt në vendin e vet, kështu që ajo rrudhet lehtë. Kjo shpesh konsiderohet pjesë e hijeshisë së pëlhurës, por kur linotë pa rrudha merren, një tharës me avull mund të jetë një ndihmë e madhe, meqenëse ai zbut rrudhat, duke ulur shumë nevojën për hekurosje. /Telegrafi/