Site icon Telegrafi

Teksti në shqip i këngës së re të Loredanës aludon të jetë dedikim për Mozzik

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Mbrëmë në mesnatë reperja Loredana Zefi, ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin gjerman, Capital Bra.

“Nicht verdient” mban titullin kjo këngë, e cila flet për një dashuri të humbur ku partneri nuk e meritonte tjetrin, bazuar edhe në titullin e këtij projekti.

Megjithatë, në tekst është e përfshirë edhe vajza e saj, Hana, me ç’rast ka bërë kuriozë fansat se kjo mund të jetë një këngë dedikuar ish-bashkëshortit të saj, Mozzik.

Më poshtë mund t’i shikoni vargjet e tekstit që kanë ngjallur dyshim tek të gjithë me t’u lansuar projekti?

Lexo po ashtu Loredana Zefi dhe Capital Bra publikojnë këngën e re “Nicht verdient”

“Mbrëmë ishim dy nga ne (Ey)
Dhe unë jam pas teje pa marrë parasysh se sa larg shkon (Pshh)
Por nesër do të vësh re që të mungon diçka (Po)
Por në një moment është gjithçka tepër vonë
Ti më ke zhgënjyer kështu, betohem, jam serioze
Më ka mashtruar kështu, mendova, ju ia vlen
Unë isha aq e lumtur, ti zotëroje zemrën time
Por tani vajza ime Hana shëron çdo dhimbje (Hana)
Po, sa shpesh kam luftuar për ty dhe për mua? (Hana)
Sa herë më ke thënë se bota është e jona? (Hana)
Sa herë kam ulur kokën përpara teje?
Ishte një dobësi për ty, por për mua ishte respekt”.

https://www.youtube.com/watch?v=kLtIIQv4qAY&lc=UgypFuZUJ6v4P0DqdPN4AaABAg

Sido që të jetë, Loredana po arrin të marrë vëmendje të vazhdueshme për jetën e saj personale. /Telegrafi/

Exit mobile version