Shteti spanjoll përfaqësohet sivjet në “Eurovision 2024” nga këngëtarja Nebulossa me këngën “Zorra”.
Në Spanjë, opinioni publik është ndarë në dy anë për tekstin e këngës “Zorra”, fjalë që zakonisht përkthehet si “e zhveshur” por më së shpeshti përdoret për të thënë “k*rvë” apo “shtrigë”, shkruan The Guardian.
Autoritetet spanjolle i kanë thënë mediave se kanë pranuar më shumë se 300 ankesa për këngën e Nebulossas. Lëvizja Feministe e Madridit tregoi se ka pasur plot gra që kërkojnë që kënga të tërhiqet nga konkursi, duke përshkruar termin si “dhunë verbale kundër grave”.
Termi ofendues shfaqet 45 herë në këngë, tha organizata në një deklaratë. “Të thuash një term që përdoret si një armë poshtëruese nga agresorët seksistë është një formë reviktimizimi publik”, shtoi ajo.
Ndërsa transmetuesi publik shtetëror spanjoll RTVE dhe Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), që organizon konkursin, të dy thanë se kishin këngën reprezentuese të Spanjës, organizata feministe tha se promovimi i këngës nga transmetuesi publik rrezikonte normalizimin e termit te fëmijët e vegjël dhe adoleshentët.
Megjithatë, këngëtarja 55-vjeçare Nebulossa ka karakterizuar këngën – e cila përshkruan se si grave u referohen si “zorra” pavarësisht asaj që bëjnë – si një përpjekje për të rimarrë fjalën. “Shpesh më kanë quajtur zorra”, tha interpretuesja María Bas. “Kjo këngë është një mënyrë për të transformuar atë fjalë në diçka të bukur”.
Të mërkurën, kënga u rendit si melodia më virale në Spotify dhe numri 3 në botë. I përkthyer në anglisht, disa nga vargjet e këngës thonë: “Nëse dal vetëm, unë jam një k*rvë / Nëse jam duke u argëtuar, unë jam k*rva më e madhe / Kur marr atë që dua – K*rvë, k*rvë / Kurrë sepse e meritoj – K*rvë, K*rvë”.
Ndërsa bisedimet mbi këngën përfaqësuese në Eurovizion vazhdojnë të dominojnë titujt e lajmeve në të gjithë Spanjën këtë javë, debati iu drejtua kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez.
“Duket për mua se feminizmi jo vetëm është i drejtë, ai mund të jetë edhe argëtues, dhe ky lloj provokimi duhet të vijë nga kultura”, i tha ai transmetuesit La Sexta. “Kjo është barazia e vërtetë midis burrave dhe grave”, shtoi ai.
Mendimi më vonë u përsërit nga ministrja e barazisë në Spanjë, Ana Redondo. “Mendoj se kjo është një këngë që thyen skemën, shkatërron stereotipet dhe gjithashtu pëlqehet shumë”.
Sánchez, megjithatë, shkoi më tej, duke shfrytëzuar polemikën për të goditur kritikët konservatorë të këngës, si p.sh. një ipeshkëv spanjoll që i tha mediave spanjolle këtë javë se kënga ishte dëshmi e një “krize kulturore” në Spanjë. /Telegrafi/