Site icon Telegrafi

Tekstet shkollore janë pastruar nga gabimet

Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj ka bërë me dije se gjatë rishikimit të teksteve nga klasa e parë deri në të nëntën ka pasur gabime nga më të ndryshmet.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ajo ka thënë se në rishikimin e teksteve ka pasur gabime të natyrës teknike, gabime shtypi, por ka pasur edhe gabime profesionale në definicione të ndryshme.

Anila Statovci-Demaj ka thënë se këtë vit nuk kanë ndërhyrë në rishikimin e kopertinave të teksteve.

Ajo ka treguar se “Abetarja” është e unifikuar dhe sipas ekspertëve nuk ka nevojë për ndryshime. /Telegrafi/

Exit mobile version