Telegrafi

Tekstet mësimore në mënyrën e Appleit?

Aplikacioni iBooks 2 për iPad ia mundëson shfrytëzuesve shfletimin e faqeve të teksteve mësimore digjitale me kalim të gishtit, e krahas tekstit dhe fotografisë do të ketë vend edhe për përmbajtjet interaktive, video incizimet dhe shfaqjen 3D. Gjithashtu do të ketë mundësinë e shënimit të pjesëve të caktuara të tekstit dhe shtimin e shënimeve personale.

Për përpiluesit e teksteve mësimore digjitale Apple zhvilloi aplikacionin iBooks Author, i cili është pa pagesë. Aplikacioni përmban propozimet për krijimin e shpejtë të teksteve dhe librave, ndërsa mundëson edhe shtimin e thjeshtë të tekstit nga fajlli i Wordit, fotografive dhe video përmbajtjeve. Në fund shfrytëzuesve u mundësohet botimi i thjeshtë i titujve përmes iBookstore të Aple.

Është paraqitur edhe iTunes U, aplikacioni i cili do të duhej të jetë qendër edukative për mësimdhënësit dhe nxënësit përmes të cilit ata do të mund të menaxhojnë të gjitha lëndët e veta nga një vend i vetëm.

Apple publikoi se qysh tani është duke bashkëpunuar me botuesit udhëheqës amerikan të teksteve shkollorë, e çmimi i librave individual pritet të jetë 14.99 dollarë e më lië.