Telegrafi

Teksasi po lufton me zjarrin e dytë më të madh në historinë e këtij shteti amerikan, digjen 850 mijë hektarë  

Një zjarr i madh në Teksas që po përhapet me shpejtësi ia ka marrë jetën një personi, duke detyruar banorët të evakuohen, ku si pasojë është ndërprerë edhe energjia në shtëpi dhe biznese si dhe u ndalë për pak kohë puna në një fabrikë të armëve.

Siç raporton BBC, bëhet fjalë për zjarrin e dytë më të madh në historinë e Teksasit, që dogji 850 mijë hektarë tokë në veri të qytetit Amarillo, transmeton Telegrafi

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, lëshoi një deklaratë ‘fatkeqësie’ për 60 qarqe. Bari i thatë, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë nxitur flakët.

Në qarkun Hutchinson, një nga zonat më të goditura, koordinatorja e angazhimit publik Deidra Thomas tha për CNN se një person ka vdekur nga flakët, megjithëse ajo nuk përmendi emrin e viktimës.

Shërbimi Pyjor A&M i Teksasit tha se erërat janë zvogëluar pak, duke ndihmuar në zbutjen e përhapjes së zjarrit. Të enjten pritet reshje shiu në zonën veriore të shtetit, gjë që mund të ndihmojë përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, qindra zjarrfikës dhe reagues të parë janë pranë zjarrit, tha Seth Christensen, zëdhënësi i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. /Telegrafi/