Banorëve të disa komuniteteve urbane në jug të Teksasit u është bërë apel që të evakuohen menjëherë para ndikimit të sotëm të stuhisë tropikale Hannah me erërat e stuhisë së kategorisë 1 dhe reshjet e mëdha të shiut, raporton washingtonpost.
Sipas njoftimit të shërbimit kompetent për katastrofat natyrore, zona më e gjerë e jugut Christie do të goditet nga erërat uragan me një shpejtësi prej 80 deri në 121 kilometra në orë.
Stuhia tropikale Hannah është e rrezikshme për jetën e njeriut dhe mund të shkaktojë përmbytje serioze në zonën jugore të Teksasit dhe Meksikën verilindore.
Kjo ka bërë që shërbimet meteorologjike kompetente amerikane t’u bënë thirrje qytetarëve të këtyre vendbanime të evakuohen.
Kompanitë e naftës thanë se katastrofa e motit nuk do të ketë një ndikim të madh në objektet e tyre në Teksas. /Telegrafi/