Telegrafi

Teksa digjet tenda, i ftuari në dasmë vazhdon të shijojë ushqimin: Reagimi i tij u bë hit

Videoja e disa të ftuarve në një dasmë në qytetin indian të Mumbait është bërë virale.

Në video shfaqen dy burra duke shijuar ushqimin, ndërsa flaka përfshiu një pjesë të tendës pas tyre.

Burri i veshur me këmishë të bardhë duket se është në dilemë – duhet të fokusohet te zjarri apo ushqimi që ka përballë?

Ushqimi fitoi dhe ndërsa shijonte vaktin e tij, kthehej herë pas here për të parë se sa larg ishte rreziku. /Telegrafi/