Site icon Telegrafi

Teksa Schalke po humbte nga Man City, llogaria e tyre në Twitter e rrëmbeu gjithë vëmendjen

Manchester City u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar ndaj Schalkes me rezultat të përgjithshëm 10-2.

Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi me rezultat 3-2, ndërsa e dyta në Angli me rezultat 7-0.

Skuadra e Pep Guardiolas është një nga më të fortat aktualisht në botë dhe me këtë u pajtua edhe ekipi gjerman. Ata vendosën të marrin humbjen me sportivitet dhe këtë e treguan në llogarinë e tyre në Twitter.

Lexo po ashtu Schalke tallë tifozët e Liverpoolit në Twitter rreth momentit kur topi nuk kaloi vijën e portës së Man Cityt për një centimetër

Sa herë që ishin në disavantazh ata postonin animacione tallëse për vetën e tyre dhe të gjitha ato u shpërndanë shumë nga tifozët pastaj:

Kur Aguero shënoi golin e parë në ndeshje nga pika e bardhë:

Pas golit të dytë, prapë autor Aguero:

Leroy Sane luajti ndaj ish skuadrës dhe shënoi:

“Mirë që po takohemi sërish, Leroy Sane. Qëndro larg golit tonë sonte, të lutemi?”, sa keq që kjo nuk ndodhi dhe normalisht faqja nuk harroi të shfaq dëshpërimin e tyre.

Pjesa e parë:

Në fushë Schalke ishte duke humbur keq, por duelin në tribuna e fituan tifozët mysafirë.

6-0 dhe pastaj 7-0:

“Bëje që të ndalet”

“Ju lutem më thoni se e gjitha kjo ishte vetëm një ëndërr e keqe”.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version