Telegrafi

Teksa po presin të bëhen prindër, Morata dhe Alice shijojnë një ditë romantike në Londër (Foto)

Alvaro Morata dhe bashkëshortja Alice kanë kaluar një ditë të këndshme në Londër. 

Çifti ka shfrytëzuar kohën e lirë për të bërë pak shopping në kryeqytetin anglez.

Teksa shëtisnin në dyqanet luksoze të qytetit nuk i kanë kursyer as puthjet dhe përqafimet në publik.

Sulmuesi i Chelsea-s dhe modelja italiane e kurorëzuan dashurinë e tyre në qershor të këtij viti në Venezia.

Pak ditë më parë të dy konfirmuan se do të bëheshin prindër së shpejti.

Spanjolli u transferua nga Real Madrid te klubi londinez që drejtohet nga Antonio Conte. /Telegrafi/