Një grua ka ndarë momentin shqetësues kur zuri një burrë duke e fotografuar derisa ajo bënte banjë dielli në një plazh të Melbourne në Australi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrfi, Ruby Dow, 21-vjeçare, po relaksohej në zonën Bayside gjatë fundjavës kur një spektator i padëshiruar nxori telefonin e tij dhe filloi të shkrepte fotografi.
Dow vendosi t’ia kthente në të njëjtën mënyrë dhe nxori telefonin e saj për ta incizuar; duke e bërë atë që të kthehej menjëherë.
Ajo tha për Daily Mail Australia se ajo postoi pamjet në TikTok për t’ia rikujtuar vajzave të tjera të vetme në plazh që të qëndrojnë vigjilente. /Telegrafi/