Rhian Sugden ka lënë pas vetes dramën e skandalit seksual me Vernon Kay duke pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme.
Modelja e njohur u ka dhënë fansave diçka tjetër për të folur duke i hequr rrobat dhe duke ekspozuar figurën e saj.
Natyrisht, për të mos iu shfaqur thimthi është shfrytëzuar një emocion, megjithatë nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës.
Biondja në këtë mënyrë e theu heshtjen në rrjetet sociale, disa ditë pasi i njoftua se kishte rikthyer lidhjen me yllin televiziv, Vernon.
Rhian ishte në qendër të një skandali të ngjashëm para gjashtë vitesh, kur mesazhet e shkëmbyera me Vernon për pak sa nuk ia shkatërruan martesën këtij të fundit.
Bukuroshja ka thënë se gjithçka është një gënjeshtër duke postuar një Pinokio në Ditën e gënjeshtrave (1 prill). /Telegrafi/