Bukuroshja Afërdita Dreshaj njoftoi javë më parë se është në pritjen e ëmbël të fëmijës së parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, presin të bëhen prindër të një djali.
Teksa ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë, Afërdita duket se po e shijon në maksimum kohën pranë partnerit të saj.
Së fundmi, Afërdita dhe Jakub janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi dhe për këtë kanë zgjedhur bregdetin e Miamit.
Këngëtarja dhe modelja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga çastet e bukura që po i kalon këto ditë.
Ajo duket shumë entuziaste për shtatzëninë dhe kjo vërehet teksa në çdo imazh duket edhe më e lumtur. /Telegrafi/