Milani fitoi ndaj Empolit me rezultat 1-4.
E gjitha kjo pa ndihmën e sulmuesit kolumbian, Carlos Bacca, i cili nuk luajti për shkak të lëndimit.
Me këtë rast 30-vjeçari udhëtoi drejt Spanjës për të shikuar nga afër derbin mes Sevillas dhe Valencias dhe ishte fat sjellës, pasi ish-skuadra e tij fitoi me rezultat 2-1.
Edhe pse ai kishte autorizimin e klubit italian, kjo nuk i pëlqeu aspak tifozëve të Milanit. /Telegrafi/