Kevin Doyle nga Surrey i Anglisë, ka qenë i kënaqur me riparimin që iu bë veturës së tij BMW 2 Series, por jo për shumë gjatë.
Shoferi 58-vjeçar ka mbetur i tmerruar dhe është dashur të largohet me shpejtësi, pasi makina u përfshi papritmas nga flakët, transmeton Telegrafi.
“Ndjeva erën e tymit, pak momente pasi rrëshqita në një rrugë të pjerrët. Gjithçka u ndez flakë”, ka përshkruar Doyle rastin.
Raportohet se vetura që e kishte blerë para tri vitesh për 20 mijë euro, ka pasur gjendje të mirë, ndaj ende nuk dihen arsyet e ndezjes. /Telegrafi/