Telegrafi

Teksa frynte qirinjtë e ditëlindjes, toka filloi të dridhej nën këmbët e saj – tmerrohen të gjithë të pranishmit (Video)

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin e frikshëm kur një grua, derisa po fikte qirinjtë gjatë një feste ditëlindje, nën këmbët e tyre dridhet toka.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, në video gruaja shfaqet me miq e të afërm të saj në një verandë të një restoranti.

Por derisa po vazhdonin ceremoninë, dëgjohet zhurma e objekteve që po “dridheshin” nga lëkundjet e tërmetit – edhe hapësira e lokalit filloi të mbushej me ujë.

Një tërmet i fuqishëm që ka goditur brigjet e Turqisë dhe Greqisë – përveç dëmeve materiale – ka lënë të vdekur dy persona dhe mbi 100 të tjerë të lënduar.

Përveç kësaj, tërmeti me magnitudë 6,7 ballë ka provokuar edhe një cunami, duke goditur resortet turistike në këto pjesë.

Sipas autoriteteve, lëkundja sizmike ka ndodhur diku rreth orës 1.30, sipas kohës lokale. /Telegrafi/