Telegrafi

Teknologjia, shpresë për prodhuesit e makinave

Përpjekja e GM për të korrigjuar gabimet doli në pah në panairin e makinave me Chevrolet Volt. Kjo do të jetë një makinë që do të bëjë qindra kilometra me një ngarkesë dhe e përballueshme financiarisht për pjesën dërrmuese të popullsisë.

Ndërkohë që teknologjia pas baterisë që ushqen makinën është ende nën studim, GM planifikon ta hedhë makinën në treg në nëntor 2010. Henderson thotë se e ardhmja e kompanisë varet nga suskesi i Volt-it.

“Është një avancim në fushën teknologjike, kur flitet për imazhin dhe reputacionin tonë, dhe, me kalimin e kohës, për aftësitë tona në përdorimin afatgjatë të kësaj teknologjie tek automobilët.

Për transformimin e automobilëve, GM gjithashtu planifikon të krijojë më shumë vende pune. Megjithëse negociatat me ligjvënësit e Michiganit vazhdojnë, GM do të ndërtojë fabrikën e baterive po aty. Një lëvizje e mirëpritur për qindra ish punonjës që kërkojnë të rikthehen në punë.

Por konkurruesit e GM nuk janë shumë prapa. Chrysler pret t’i shtojë flotës së tij një makinë elektrike deri në vitin 2010. Kurse FORD planifikon të ketë një veturë elektrike gati për treg në 2011./woa/