Borussia Monchengladbach ka arritur të shënojë fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 2-1, për ta ruajtur kreun e renditjen në Bundesligë.
Ndeshja doli të jetë e luftuar dhe u vendos vetëm në kohën shtesë.
Një episod gjatë ndeshjes ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Një gjuajtje e Joshua Kimmich shkoi drejt portës, ku Yann Sommer e priti, por topi shkoi nën këmbë të tij dhe u nis drejt portës.
Portieri zviceran u kthye dhe e ndali, ku shumica e topit e kishte kaluar vijën.
Yann Sommer
🗓️ Nov. 29: Extends @borussia_en contract until 2023
🗓️ Dec. 7: Makes the save of the year vs. #FCBayernMoney well spent! 🤑 #BMGFCB pic.twitter.com/lu9xtirLdT
— DW Sports (@dw_sports) December 9, 2019
Fal teknologjisë, nuk u akordua gol edhe pse lojtarët e Bayern Munich kishin protesta të mëdha.
Në kohën shtesë fal VAR, Borussia Monchengladbach fitoi penallti, ku nga pika e bardhë i saktë doli Ramy Bensebaini për të shënuar për 2-1. /Telegrafi/